X - Media

3h

Web, Albania

Një incident i frikshëm në SHBA, një avion Boeing zvarritet në pistë dhe pothuajse merr flakë

Një incident i frikshëm është regjistruar të dielën në Aeroportin e Cincinnati-t në Kentucky-n Veriore, SHBA, ku një avion mallrash Boeing 777-300ER i kompanisë Kalitta Air preku pistën me bisht gjatë përpjekjes për ulje, duke shkaktuar shkëndija. Avioni, që operonte fluturimin Kalitta Air 264 nga Brukseli, pati një ulje të pasuksesshme në tentativën e parë, kur pjesa e pasme e tij u përplas me pistën. Pamjet e siguruara nga televizioni Fox19 tregojnë momentin kur bishti i avionit rrëshqet mbi asfalt, duke krijuar shkëndija zjarri, përpara se avioni të ngrihej përsëri në ajër. Një dëshmitar që ndodhej pranë pistës dëgjohet duke reaguar i habitur nga skena, ndërsa avioni rifitoi lartësinë dhe më pas u përgatit për një ulje të dytë. Boeing 777-300ER u ul me sukses rreth orës 20:15 sipas kohës lokale. Menaxheri i operacioneve të Kalitta Air, Heath Nichol, bëri të ditur se asnjë pjesëtar i ekuipazhit nuk pësoi lëndime. Pas uljes, avioni u nxor menjëherë nga shërbimi dhe u dërgua për inspektim teknik për të vlerësuar dëmtimet e mundshme. Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe rrethanat që çuan në prekjen e pistës nga bishti i avionit gjatë uljes. The post Një incident i frikshëm në SHBA, një avion Boeing zvarritet në pistë dhe pothuajse merr flakë appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

6820 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

5029 vesti

RIA Novosti

ria.ru

4812 vesti

The Independent

independent.co.uk

3094 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

2879 vesti

Kurir

kurir.rs

2538 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

2295 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

2276 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2115 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

1950 vesti