X - Media

2h

Web, Albania

Refuzohet kthimi i prokurorëve serbë/KPK nuk pranon tërheqjen e dorëheqjeve, vendimi final i takon Presidencës

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbyllur përfundimisht derën për rikthimin e zyrtarëve serbë që u larguan nga sistemi i drejtësisë. Në mbledhjen e fundit u refuzua kërkesa e pesë prokurorëve dhe pesëdhjetë punonjësve administrativë për të tërhequr dorëheqjet e tyre. Kjo valë ikjesh masive nisi në nëntor të vitit 2022, pas thirrjeve të Listës Serbe si reagim ndaj vendimit për targat. Atëherë rreth 130 gjyqtarë e prokurorë braktisën detyrën në katër komunat veriore. Tashmë vendimi i propozuar nga nënkryetari Dardan Vuniqi i hapi rrugë procedurës përfundimtare të shkarkimit. Kjo lëvizje u përshpejtua pas kërkesës së ushtrueses së detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e cila deklaroi se “çdo zvarritje më tej dëmton rëndë funksionimin normal të drejtësisë në vend”. Nga ana tjetër, kryesuesi Arian Gashi kërkoi më shumë kohë, duke thënë se “duhej së pari një koordinim i plotë me Këshillin Gjyqësor”. Ndërkohë Këshilli Gjyqësor konfirmoi se ende nuk ka marrë një vendim për kërkesat e ngjashme të gjyqtarëve serbë. Sytë tashmë janë nga presidenca, e cila duhet të dekretojë shkarkimin zyrtar të tyre. Ndërsa zhvillimet vijojnë në Prishtinë, Bashkimi Evropian bëri me dije se kjo çështje mbetet pjesë e diskutimeve në dialogun e Brukselit The post Refuzohet kthimi i prokurorëve serbë/KPK nuk pranon tërheqjen e dorëheqjeve, vendimi final i takon Presidencës appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

6820 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

5029 vesti

RIA Novosti

ria.ru

4812 vesti

The Independent

independent.co.uk

3094 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

2879 vesti

Kurir

kurir.rs

2538 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

2295 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

2276 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2115 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

1950 vesti