Nis epoka “Zidane” tek Franca Legjenda e “gjelave” do të ulet në stol me ide të qarta
Zinedine Zidane, do të marrë drejtimin e kombëtares së Francës, duke pasuar Didier Deschamps në pankinën e “Les Bleus”. Vendimi vjen pas përfundimit të epokës 14-vjeçare të Deschamps, ndërsa Federata Franceze pritet të finalizojë procedurat për emërimin e Zidane.
Zidane, i cili ka shkruar histori si trajner i Real Madridit me tre trofe radhazi në Champions, rikthehet në skenën e futbollit për të udhëhequr Francën drejt objektivave të rinj. Zyrtarizimi është pritur me entuziazëm nga tifozët dhe konsiderohet si fillimi i një kapitulli të ri për kombëtaren franceze.
The post Nis epoka “Zidane” tek Franca Legjenda e “gjelave” do të ulet në stol me ide të qarta appeared first on X-Media.
7/21/2026 7:41:59 AM