X - Media

8h

Web, Albania

Rama u përgjigjet kritikave për Paketën e Maleve! Do të jetë histori suksesi, bëjmë ‘Zvicrën e vogël’

Kryeministri Edi Rama, gjatë një komunikimi në rrjetet sociale teksa udhëtonte drejt Thethit, iu përgjigj kritikave për Paketën e Maleve, duke e cilësuar atë si nismën e munguar që u jep mundësi qytetarëve të gëzojnë e të kthejnë pronën e tyre në burim mirëqenieje. Ndërsa hodhi poshtë akuzat për mashtrim duke theksuar se për të flasin vetëm puna dhe faktet, kreu i qeverisë u shpreh se zhurma e shpifjet vetëm sa mjegullojnë sytë e kritikëve, pasi kjo paketë do të jetë një mundësi reale për ta kthyer Shqipërinë në “Zvicrën e vogël”. Gazmor Skëmbi: Vetëm gënjen dhe mashtron. Edi Rama: Tamam Gazmor, edhe Gazmor edhe Shkëmb. Unë ns nuk mashtroj, as nuk gënjej, punoj për ty për familjen tendë, sepse këtë detyrë më ka dhënë shumica e shqiptarëve. Për mua flet puna, faktet, për më tepër nuk flasin sharjet. Sharjet e urrejtësve besnikë, për mua janë prova që jam duke bërë diçka që ia vlen. Keq për ty dhe ata që jetojnë duke sharë dhe përdorur fjalët me ekstreme më të ulëta, sikur janë duke ndarë buzëqeshje dhe mirësjellje. Ajo që di të them është që Paketa e Maleve është gjëja që i ka munguar njerëzve, që kanë të drejtë të gëzojnë pronën e tyre dhe ta kthejnë në burim mirëqenie. Zhurma, akuzat, shpifjet sharjet vetëm mjegullojnë sytë e atyre që merren me to. Paketa e maleve do jetë histori e madhe e shqiptarëve, për të ba Zvicrën e vogël. The post Rama u përgjigjet kritikave për Paketën e Maleve! Do të jetë histori suksesi, bëjmë ‘Zvicrën e vogël’ appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

6820 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

5029 vesti

RIA Novosti

ria.ru

4812 vesti

The Independent

independent.co.uk

3094 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

2879 vesti

Kurir

kurir.rs

2538 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

2295 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

2276 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2115 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

1950 vesti