X - Media

7h

Web, Albania

Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 mln euro garanci për protestat

Gjatë diskutimeve në Komisionin për Turizmin, Ministri Blendi Gonxhja ka reaguar lidhur me zërat për një koncert të mundshëm të yllit botëror Jennifer Lopez në kryeqytet. I pyetur nga deputetja Ina Zhupa, Gonxhja sqaroi se kërkesa është refuzuar për momentin, pasi këngëtarja kërkonte një garanci prej 2 milionë eurosh në rast se në vend do të ketë protesta. Gonxhja: Për Jennifer Lopezin që më pyetët… Zhupa: Do i jepni 4.3 milionë euro edhe asaj? Gonxhja: Jo. E kemi refuzuar për momentin se kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. E kemi refuzuar se nuk ia japim dot 2 milionë euro. Kjo është kostoja e destabilizimit të vendit. Për ata që e duan JLo në Tiranë, ta dinë që nuk e japim dot këtë garanci sepse na është dukur e pamundur për t’ia ofruar. Zhupa: Se e pa ajo që nuk shiten biletat… Gonxhja: Ishte para aktit normativ. The post Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 mln euro garanci për protestat appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

6820 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

5029 vesti

RIA Novosti

ria.ru

4812 vesti

The Independent

independent.co.uk

3094 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

2879 vesti

Kurir

kurir.rs

2538 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

2295 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

2276 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2115 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

1950 vesti