Rama ndan pamjet nga Vlora/ Punimet në “Lungomare 4” po shkojnë drejt përfundimit (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me pamjet nga projekti i Lungomare 4 në Plazhin e Vjetër të Vlorës, ku punimet për sistemimin dhe kualifikimin urban të zonës po shkojnë drejt përfundimit.
Ky investim synon të transformojë tërësisht vijën bregdetare të Plazhit të Vjetër, duke krijuar hapësira të reja publike, shëtitore moderne dhe kushte më të mira për banorët e pushuesit.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje nga Lungomare 4, në Plazhin e Vjetër të Vlorës, ku punimet po shkojnë drejt përfundimit, ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare në “Facebook”.
The post Rama ndan pamjet nga Vlora/ Punimet në “Lungomare 4” po shkojnë drejt përfundimit (VIDEO) appeared first on X-Media.
7/20/2026 11:39:01 PM