Rama takim me banorët e zonës: Investitorët kanë blerë tokën në Zvërnec! Fondi është bllokuar për shkak të hetimeve! Fatin e vendos gjykata
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar nga Mali i Zi drejt Vlorës për të zhvilluar një bisedë me banorët e Zvërnecit në lidhje me projektin e shumëpërfolur turistik. Kreu i qeverisë tha se Zvërneci është çështje private ndërsa Sazani është përgjegjësi e qeverisë.
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e zonës së Zvërnecit u shpreh se fatin e tokës do ta vendosë gjykata pasi ka një hetim për subjektin dhe për këtë arsye është bllokuar fondi që kanë paguar investitorët. “Transanksioni ka ndodhur, investitorët janë pronarë sot. Fondi është bllokuar. Fakti që ka pasur një hetim mund të jetë pozitiv për këdo që mund ta fitojë me gjykatë pronën.”-tha Rama.
Një qytetar ia tha në sy Kryeministrit Edi Rama se është pronar i 220 hektarë tokë që u rrethua për ndërtimet në Zvërnec. Kreu i qeverisë, Edi Rama, u shpreh se kemi të bëjmë me një çorap tjetër ndërsa bëri me dije se në lidhje me çështjen e Zvërnecit kanë nisur hetimet.
The post Rama takim me banorët e zonës: Investitorët kanë blerë tokën në Zvërnec! Fondi është bllokuar për shkak të hetimeve! Fatin e vendos gjykata appeared first on X-Media.
6/5/2026 10:37:03 AM