X - Media

9h

Web, Albania

Shpallet fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren prej rreth 17 km

Ministri i Infrastrukturës dhe i Energjisë Enea Karakaçi ka bërë të ditur në një dalje për mediat se është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren Ministri tha se ky është  një aks i shumëpritur, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, i cili do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në të gjithë veriun e vendit. Ky është një aks i rëndësishëm, pjesë e korridorit adriatiko-jonian dhe ndërlidh veriun e Shqipërisë me pjesët e tjera të Shqipërisë. Procedura ka qenë jo e lehtë pasi ka pasur disa tentativa të mëparshme, që nuk kanë rezultuar të suksesshme, tha ministri, por pa thënë emrin e fituesit. Fituesi nuk është i shpallur ende as në sistem. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka tentuar disa herë të japë këtë këtë segment me koncesion por që për arsye të  ndryshme nuk është finalizuar deri tani. Vlera e koncesionit sipas publikimit të procedurës ishte 364 milionë euro pa TVSH për një kohëzgjatje kontrate 35 vjet.  “Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre” thuhej në dokumentin e MIE për shpalljen e tenderit Projekti i rrugës Në dokumentet e ministrisë kur u shpall tenderi sqarohet se segmenti ekzistues i rrugës që shërben për drejtimin nga Miloti në Balldre dhe zonat përreth, është me dy drejtime (vajtje-ardhje). Rruga ekzistues ka një gjatësi më të madhe nga propozimi i ri, parametra teknik të lëvizjes në këtë rrugë janë të një niveli shumë të ulët. Kjo rrugë kalon nëpër qytetin e Lezhës, me trafik shumë të rënduar dhe rrjedhimisht, ka kohë më të gjatë udhëtimi dhe konsum më të madh karburanti etj. Seksionet e rrugës ekzistuese funksionojnë brenda kapacitetit të tyre, por në periudha të ndryshme sidomos gjatë sezonit veror mbingarkohet jashtë kapacitetit, si efekt i frekuentimit të plazheve që ndodhen në këtë zonë (plazhi i Shëngjinit, plazhi i Tales, plazhi i Velipojës) dhe portit të Shëngjinit. “Sipas parashikimit të kërkesës së trafikut, kapaciteti do të tejkalohet së shpejti, duke rritur numrin e automjeteve në qarkullim, duke sjell pamundësinë e përballimit te këtij kapaciteti nga rruga ekzistuese. Autostrada e re do të shtrihet nga Miloti në Balldre, si vazhdim i autostradës Kashar-Thumanë-Milot, duke përmirësuar këtë pjesë nga rrugë kategoria “C” në autostradë të kategorisë “A”. Aksi Milot-Balldre që parashikohet në këtë studim është i gjatë rreth 17 km. Seksioni i propozuar plotëson karakteristikat e një autostrade të kategorisë A. Ky aks do të ketë një karrexhatë dyfishe me nga dy korsi, me një ndarëse korsish dhe korsi të emergjencës, bankine, tunel me dy tuba, vepra arti të mëdha mbi lumin Mat dhe lumin Drin, vepra arti të vogla, rrugët paralele të kategisë F2, nyjet në disnivel bashkë me rrugët lidhëse, rrugë alternative pa pagesë të kategorisë “C” në një distancë jo më pak se 1 km nga aksi kryesor, si dhe operimin dhe mirëmbajtjen e Infrastrukturës së Operimit përfshirë kabinat, sistemin e portave të automatizuara për lejimin e hyrje daljeve në Rrugë, sensorët e trafikut dhe elementet e tjera matëse, sistemin elektronik për mbledhjen e Tarifave dhe të monitorimit të trafikut, serverat e nevojshëm për mbajtjen dhe përpunimin e të dhënave të trafikut dhe të arkëtimeve përkatëse, si dhe çdo element tjetër të nevojshëm për realizimin e shërbimit të mundësimit të aksesit në Rrugë të Përdoruesve, arkëtimin e Tarifës, kontrollin e trafikut dhe ofrimin e ndihmës për Përdoruesit, parandalimin e shkeljeve, duke përfshirë reagimin në rast ndërhyrjesh urgjente” thuhet në dokument. The post Shpallet fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren prej rreth 17 km appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

13112 vesti

RIA Novosti

ria.ru

8719 vesti

The Independent

independent.co.uk

5305 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

4231 vesti

Kurir

kurir.rs

4023 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3754 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

3227 vesti

Indian Express

indianexpress.com

3158 vesti

News.de

news.de

2672 vesti

 Diario El Comercio

elcomercio.pe

2640 vesti