X - Media

9h

Web, Albania

Sa vlen Kupa e Botës! Të ardhurat dhe shpërblimet e edicionit më të pasur në histori

Kontributi financiar i FIFA-s është rreth dyfishi i atij të edicionit të fundit që u zhvillua në Katar. Plot 871 milionë dollarë. Kjo është shifra e miratuar nga FIFA prillin e kaluar në Vancouver për Botërorin që starton pas pak ditësh në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Shifër shumë e lartë, e rritur me 15% në raport me 727 milionë dollarët e miratuar fillimisht dhjetorin e kaluar. Pa harruar bonuset e kualifikimit dhe përgatitjeve, që janë më vete. Por si do të shpërndahen kaq shumë dollarë në lojë mes 48 kombëtareve? Le ta shpjegojmë me radhë… Kombëtaret e kualifikuara për në Kupën e Botës përfitojnë 10 milionë dollarë secila (9 fitonin më parë). Për përgatitjet e Botërorit të Amerikës së Veriut arkëton edhe 2.5 milionë dollarë të tjera çdo skuadër. FIFA ka bërë me dije se do të shpërndahen edhe 16 milionë dollarë kontribute shtesë. Kjo shumë ka të bëjë me shpenzimet e delegacionit dhe me më shumë vende për shitjen e biletave. Në këtë mënyrë arrihet në shpërblimin total të 871 milionë dollarëve. Kombëtaret e para që eliminohen nga faza e grupeve (nga vendi i 33-të tek i 48-i) marrin 9 milionë dollarë për kokë. Duke kaluar te faza e 1/16-ve, skuadrat që eliminohen (nga vendi i 17-të tek i 32-ti) kanë një shpërblim prej 11 milionë dollarësh. Për 1/8-at (nga vendi i 9-të tek i 16-ti) jepen 15 milionë dollarë. Për çerekfinalet (nga vendi i 5-të tek i 8-ti) shpërblimi bëhet 19 milionë dollarë. Për ekipet që shkojnë në 4-shen e parë, shpërblimet rriten ndjeshëm. Kombëtares së vendit të 4-t i takojnë 27 milionë dollarë. Skuadra e medaljes së bronzit përfiton 29 milionë dollarë dhe ajo e medaljes së argjendtë 33 milionë dollarë. Në fund, fituesja e Kupës së Botës, përveç trofeut prestigjioz, arkëton 50 milionë dollarë. The post Sa vlen Kupa e Botës! Të ardhurat dhe shpërblimet e edicionit më të pasur në histori appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

13112 vesti

RIA Novosti

ria.ru

8719 vesti

The Independent

independent.co.uk

5305 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

4231 vesti

Kurir

kurir.rs

4023 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3754 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

3227 vesti

Indian Express

indianexpress.com

3158 vesti

News.de

news.de

2672 vesti

 Diario El Comercio

elcomercio.pe

2640 vesti